Koronavirusi në Shqipëri, 7 viktima dhe 547 raste të reja në 24 orë

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 17:39
breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1024x576

Koronavirusi në Shqipëri, 7 viktima dhe 547 raste të reja në 24 orë

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 17:39

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 7 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Nga 3015 testime të kryera, 547 persona janë konfirmuar si pozitiv me Covid-19. Ndërkohë 409 persona rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit.

Në total, në Shqipëri janë 7692 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3015 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 547 qytetarë, në këto bashki: 238 në Tiranë, 28 në Berat, 26 në Fier, 23 në Kamëz, 22 në Elbasan, 21 në Vlorë, Shkodër, 17 në Durrës, 13 në Korçë, 12 në Sarandë, Gjirokastër, 10 në Mallakastër, 6 në Lezhë, Kolonjë, Kuçovë, 5 në Kukës, Kurbin, Rroskovec, Lushnje, Pogradec, Gramsh, 4 në Krujë, Vorë, Mat, Përmet, 3 në Patos, Divjakë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dimal, Peqin, 1 në Tropojë, Kavajë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Dropull, Devoll, Poliçan, Cërrik, Belsh, Librazhd.

Janë  7,692 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Durrësi 50 dhe 63 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 67 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Saranda 67 vjeç, një qytetare nga Berati 74 vjeç, një qytetar nga Tirana 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          547

Të shëruar në 24 orë       409

Të shtruar në spitale       154

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                 3015

Testime totale              1,304,222

Raste pozitive                184,887

Raste të shëruara           174,279

Raste Aktive                     7,692

Humbje jete                      2,916

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,915

Fier                 887

Durrës           642

Shkodër         504

Elbasan          343

Vlorë               322

Gjirokastër     264

Berat              230

Lezhë            190

Korçë              190

Kukës             125

Dibër               83