Laçi “zhyt” Skënderbeun në fund, fiton me dy gola nga Guindo

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 15:58
skenderbeu laqi 1000x579

Laçi “zhyt” Skënderbeun në fund, fiton me dy gola nga Guindo

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 15:58

Saliou Guindo, sulmuesi nga Mali, i ka dhënë fitoren e pastër 2-0 Laçit ndaj Skënderbeut në sfidën e parë të kësaj jave në Kategorinë Superiore.

Laçi e dominoi ndeshjen, ndërsa realizoi nga një gol në secilën pjesë, ndërsa Skënderbeun nuk arriti të lërë gjurmë në këtë sfidë.

Pas kësaj fitoreje, Laçi shkon në kuotën e 8 pikëve, duke u larguar fundit të renditjes, ndërsa Skënderbeu zhytet në krizë duke mbetur në kuotën e 3 pikëve.