Lihet në burg Thoma Gëllçi, akuza rrëzon kërkesën e avokatit

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 14:18
THOMA GELLCI 1 1024x576

Lihet në burg Thoma Gëllçi, akuza rrëzon kërkesën e avokatit

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 14:18

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lë në burg ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi.

Ish-drejtori Gëllçi kërkoi masë më të lehtë nga Apeli, me argumentin se arresti me burg është i papërshtatshëm.

Ai argumenton se ka qenë bashkëpunues me drejtësinë. Akuza kërkoi që të lihet në fuqi vendimi i shkallës së parë për ish-drejtorin Gëllçi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Po ashtu, edhe të tre vartësit e tjerë kërkuan ndryshim të masës së sigurisë dhe zbutje, sipas tyre, mungon rrezikshmëria e veprës penale.