Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Manastirliu: 200 mijë vaksina gripi janë shpërndarë në vend, vijojmë paralelisht me vaksinimin anticovid

Nga A2 CNN
30 Tetor 2021, 13:27 | Aktualitet
Manastirliu: 200 mijë vaksina gripi janë shpërndarë në

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar Qendrën e re Shëndetësore në Belsh, të rehabilituar me programin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore, e cila u shërben sipas të gjitha standardeve 14 mijë banorëve.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se po vijon me intensitet edhe vaksinimi ndaj gripit, ku më shumë se 200 mijë vaksina janë shpërndarë në qendra shëndetësore për t'u vaksinuar grupet e riskut.

"Aktualisht kemi filluar dhe programin e vaksinimit kundër gripit, janë shpërndarë tashmë në të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat më shumë se 200 mijë vaksina të gripit, pasi do të përballemi edhe me gripin stinor. Sipas strategjisë se vjeshtë dimrit, kemi edhe vaksinat antiCOVID, ndërkohë që bëhet vaksnina e gripit, bëhet dhe vaksina e COVID-19. Në tërësi janë më shumë se 1 milion e 900 mijë vaksinime të kryera me një dozë dhe me dy doza", nënvizoi Manasirliu.

Teksa u ndal te fushata në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit Manastirliu tha se është rritur ndërgjegjësimi gjatë këtij muaji.

"Vetëm përgjatë muajit tetor janë kryer më shumë se 9 mijë mamografi, ndërkohë përgjatë këtij vitit janë 13 mijë mamografi të kryera. Sot mamografi e lëvizshme është në Belsh, ndërkohë që çdo spital rajonal ka një mamografi, falë angazhimit tonë për të siguruar këtë shërbim në çdo rajon", tha Manastirliu.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani