Pritet të miratohet paketa fiskale, ndryshon taksimi i pagave dhe TVSH-ja në disa sektorë

Nga A2 CNN
30 Tetor 2021, 11:12 | Ekonomi
Pritet të miratohet paketa fiskale, ndryshon taksimi i pagave dhe TVSH-ja

Qeveria pritet të miratojë paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për ndryshime në taksa dhe tatime që do të hyjnë në fuqi nga 1 janari.

Paketa fiskale parashikon ndryshim në taksën progresive. Rritet kufiri për pagat që nuk taksohen nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë në muaj. Për pagat deri në 50 mijë lekë do të paguhet taksë 6,5 përqind, e cila nis nga kufiri 30 mijë lekë.

Për pagat e larta, taksimi 23% nis nga kufiri 200 mijë lekë dhe jo më 150 mijë lekë në muaj siç ka qenë deri më tani.

Ndryshim taksash do të ketë edhe për bujqësinë. TVSH në masën 6% për fermerët, e ndërmarrë si lehtësi disa vite më parë por pa dhënë efekt, do të rikthehet në nivelin e 20%, për të mbrojtur prodhimin vendas do  të vendoset një taksë importi për qumështin pluhur, ndërkohë që do të rifutet në skemën e akcizës nafta që përdoret për jahtet.

Paketa fiskale 2020 parashikon unifikimin e akcizës të gazit te karburanteve dhe atij për ngrohje ne 6 lekë për litër. Gjithashtu, hiqet përjashtimi i TVSH për makineritë pajisjet e investimeve deri në 500 milionë lekë. Duke eliminuar këto përjashtime fiskale, Ministria e Financave reflekton ndaj rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që prej kohësh ka kërkuar një ndërhyrje të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos