Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Një diktator ndryshe, shërbimet sekrete në Seul: Nuk është sozi

Nga A2 CNN
30 Tetor 2021, 07:47 | Bota

Tashmë kanë rënë të gjitha pretendimet se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un shfaqte në sozi në takimet e fundit në publik, për të fshehur problemet e tij me shëndetin.

Agjencia e spiunazhit në Korenë e Jugut konfirmon se bëhet fjalë pikërisht për Kim Jong-un, i cili i është nënshtruar një diete të fortë dhe ka humbur më shumë se 20 kg.

Mësohet se diktatori është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe se dobësimi i tij nuk ka ardhur si pasojë e një sëmundje.

Agjentët e Seulit kanë arritur në këto konkluzione duke përdorur analiza krahasuese përmes teknikave të inteligjencës artificiale të fotografive dhe filmimeve me rezolucion të lartë që kanë treguar përputhshmërinë e strukturës së fytyrës dhe shprehive të saj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani