Panë tmerr me sy, makina bie nga ura që po ngrihej

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 12:16
Untitled collage 40 1 1024x576

Panë tmerr me sy, makina bie nga ura që po ngrihej

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 12:16

Një familje belge pa tmerr me sy kur një urë filloi të hapej “pa asnjë paralajmërim” në Belgjikë.

Prindërit dhe fëmija i tyre i vogël, mbetën të bllokuar në urën Marie Thumas në qytetin e Leuven. Ura filloi të ngrihej për të lejuar që një anije të kalonte. Si rezultat, me urën që vazhdonte të ngrihej, makina filloi të rrëshqiste mbrapa, përpara se të përplasej në rrugë.

Familja prej tre anëtarësh mbeti e bllokuar brenda automjetit derisa shërbimi zjarrfikës i nxorri prej aty dhe më pas u dërguan në spitalin Gasthuisberg.

Ngjarja është në hetim nga autoritetet.