Rikthehet ora dimërore, do të flemë 60 minuta më shumë

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 10:08
Untitled collage 83 1024x576

Rikthehet ora dimërore, do të flemë 60 minuta më shumë

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 10:08

Tetori po mbaron dhe si çdo vit, fundjava e fundit e muajit sjell me vete ndryshimin e orës.

Natën midis të shtunës dhe të dielës, në orë 03:00 , akrepat rikthehen 60 minuta, duke u pozicionuar në orën 02:00.

Në këtë mënyrë do të rimarrim kohën që kemi humbur në fund të marsit dhe do të flemë një orë shtesë në mëngjes, por do të humbasim gjashtëdhjetë minuta dritë natyrale në mbrëmje.