Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shqetësim për mbretëreshën, mjekët e këshillojnë të pushojë edhe për dy javë të tjera

Nga A2 CNN
30 Tetor 2021, 13:08 | Bota
Shqetësim për mbretëreshën, mjekët e

Mbretëresha Elizabeta është këshilluar nga mjekët, të pushojë edhe për dy javë të tjera dhe nuk do të marrë pjesë në vizita zyrtare gjatë kësaj periudhe.

Në një deklaratë, pallati Bakingam njofton se monarkja 95 vjecare mund të angazhohet me disa detyra të lehta, përfshirë audiencat virtuale.

“Është synim I fortë I mbretëreshës të marrë pjesë në shërbesën për ditën e kujtesës në 14 nëntor”, thuhet ne njoftim. Sundimtarja ju nënshtrua kontrolleve mjekësore në 20 tetor, duke e kaluar naten ne spital. Ju rikthye angazhimeve publike të martën, kur zhvilloi nje takim virtual me ambasadorët nga kështjella e Ëindsor.

Megjithatë, më vonë u njoftua se 95 vjecarja nuk do të ishte e pranishme në samitin e klimës në Glasgoë. Pallati bëri të ditur se Mbreteresha do të përcjellë fjalën e saj për delegatët përmes një videomesazhi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë