Tirana nuk ndalet as në Shkodër, fitorja e katërt radhazi në Superiore

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 18:56
Tirana nuk ndalet as ne Shkoder fitorja e katert radhazi ne Superiore 1024x576

Tirana nuk ndalet as në Shkodër, fitorja e katërt radhazi në Superiore

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 18:56

Tirana siguroi fitoren e katërt radhazi në Kategorinë Superiore, duke fituar 2-0 kundër Vllaznisë në Shkodër, falë golave të Xhixhës dhe Seferit në secilën pjesë.

Bardheblutë, euforikë nga fitorja në derbi të hënën, treguan qetësi në sfidën delikate dhe arritën të merrnin tri pikët që i lejojnë të rikthehen të vetëm në krye të renditjes.

Në të 25’ një top i gjatë nga Toli dhe një dalje e gabuar e portierit të Vllaznisë Zogovic, nxori Xhixhën të vetëm me portën e boshatisur, duke i dhënë mundësinë e shënimit të golit të avantazhit. Arbitri konfirmoi golin pas kontrollit në sistemin VAR dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Tiranës.

Në të dytën Vllaznia sulmoi pak më tepër dhe mori sidomos zemër kur përmes VAR-it, Toli u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të gabuar. Por 10 minuta para fundit ishte Seferi i cili bëri një zbritje të bukur dhe realizoi golin e dytë për Tiranën, që vulosi fitoren e miqve.

Pa fitores minimale të Kukësit kundër Dinamos të premten, java e shtatë e Superiores mbyllet të dielën me sfidat Partizani-Egnatia dhe Teuta-Kastrioti, që luhen të dyja në 16:45.