Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Topçinjtë” po rikthehen, fitore bindëse ndaj Leicester, portieri bën mrekullinë

Nga A2 CNN
30 Tetor 2021, 15:28 | Futboll

Arsenali e tregoi edhe në ndeshjen e parë të kësaj jave të Premier League formën e shkëlqyer që është duke kaluar.

“Topçinjtë” e Londrës arritën të marrin një fitore të pastër 0-2 në transfertë ndaj Leicester, duke bindur edhe në atë që dhuruan në fushën e lojës. Gabrial edhe Smith Rowe ishin autorët e dy golave të realizuar brenda 18 minutave të para të ndeshjes.

Ndërkohë, Leicester reagoi, por u përball me portierin e Arsenal, Aaron Ramsdale, i cili ishte në një ditë të shkëlqyer. Për t’u veçuar ishte pritja e dyfishtë që kreu në minutën e 43-të të pjesës së parë.

Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në kuotën e 17 pikëve, në vendin e katërt në renditje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani