Vllaznia nuk lejon tifozët e Tiranës në “Loro Boriçi”: “Tirona Fanatics” lëshuan fyerje që nxisin dhunë

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 13:22
loro borici 1024x576

Vllaznia nuk lejon tifozët e Tiranës në “Loro Boriçi”: “Tirona Fanatics” lëshuan fyerje që nxisin dhunë

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 13:22

Me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook, Vllaznia ka bërë të ditur se tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozëve të Tiranës në ndeshjen e kësaj të shtune, do të jenë të mbylluara.

Sipas njoftimit, ky vendim ka ardhur pas “fyerjeve në rrjetet sociale të Tirona Fanatics që nxisin dhunë”.

“Klubi i Futbollit Vllaznia është i angazhuar maksimalisht në organizimin sa më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Tirana duke u kujdesur maksimalisht për një qëndrim korrekt të tifozërive respektive në shkallët e stadiumit.

Konstatohet se grupimi “Tirona Fanatics”, përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozërisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet dhe misionin e futbollit. Për sa më sipër, ditën e djeshme kemi njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi. Por, përtej angazhimit dhe mirëkuptimit të FSHF-së dhe Klubit Tirana, deri sot në mesditë nuk ka patur asnjë reagim duke mbetur e njëjta situatë. Për sa më sipër, KF Vllaznia me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatave të dhunës, do të mbajë të mbyllura tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozëve të Tiranës”.