Yjet që do të performojnë në MTV EMA 2021, Bieber kryeson nominimet

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 11:47
Justin Bieber announces new single ‘Hold On 912x579

Yjet që do të performojnë në MTV EMA 2021, Bieber kryeson nominimet

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 11:47

Justin Bieber, Doja Cat, Lil Nas X, Ed Sheeran, Olivia Rodrigo dhe The Kid Laroi janë vetëm disa nga të nominuarit për çmimet kryesore në shfaqjen MTV Europe Music Awards 2021.

EMA 2021 do të mbahet në Papp Laszlo Budapest Sportaréna në Hungari më 14 nëntor dhe yjet që do të performojnë në MTV EMA 2021 premtojnë se kjo do të jetë një ngjarje për të mos u humbur.

Përveç çmimeve të mëdha dhe tapetit të kuq, rëndësi kanë edhe performancat, ku pritet të spikasin Makuma dhe Maneskin, të cilët fituan popullaritet pas Eurovisionit. Ata janë të nominuar në kategoritë Best Rock dhe Best Group.

Javën e kaluar u njoftua se Bieber kryeson nominimet e këtij viti me tetë gjithsej. Doja Cat dhe Lil Nas X kanë gjashtë të tilla ndërsa Ed Sheeran, Olivia Rodrigo dhe The Kid Laroi kanë të gjithë nga pesë nominime