Aksident në Gjirokastër – Tepelenë, humb jetën 33-vjeçari

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 22:35
Gjirokaster 1 1024x576

Aksident në Gjirokastër – Tepelenë, humb jetën 33-vjeçari

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 22:35

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër – Tepelenë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçar me inicialet L.I., banues në Hormovë të Tepelenës,  i cili sipas raportimeve ishte shoferi i një mjeti BMW që për arsyeje ende të papërcaktuara ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me barrierat.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar dinamikën e aksidentit fatal.