Dhuna ndaj grave më alarmante se kanabisi, shoqëria civile: Policia të mos heshtë

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 12:09

Dhuna ndaj grave më alarmante se kanabisi, shoqëria civile: Policia të mos heshtë

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 12:09

Kanabisi, grupet e strukturuara kriminale, vrasjet mafioze, kanosjet apo vjedhjet, nuk janë prioritetet e vetme të Policisë së Shtetit apo drejtuesve të rinj të sapo emëruar. Gra që vriten me “urdhër mbrojtje”, është ky shqetësimi më alarmant i shoqërisë, sidomos gjatë viteve të fundit.

Vetëm në nëntë muajt e parë të këtij vit, janë vrarë 15 gra në vendin tonë, disa prej të cilave të pajisura në letër me urdhër mbrojtje. Policia e Shtetit nuk e ka kryer misionin e mbrojtjes së jetës, ndaj nga shoqëria civile kërkon që strukturat shtetërore të mos heshtin ndaj rasteve të dhunës.

Një vendim i Gjykatës në vitin 2020, detyronte agresorin të largohej nga banesa në rast dhune, por as ky urdhër nuk zbatohet sa duhet nga Policia e Shtetit.

Në 6 muajt e parë të këtij viti, kërkesa për urdhër mbrojtje nga gratë ka qenë  40.8 % më i lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.