Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Digjet banesa në Astir, ndërron jetë e moshuara

Nga A2 CNN
31 Tetor 2021, 14:24 | Kronikë
Digjet banesa në Astir, ndërron jetë e moshuara

Policia e Tiranës ka njoftuar se një 69-vjeçare ka humbur jetën pasi banesa ku jetonte në Astir mori zjarr.

Blutë njoftojnë se “në rrugën “Loni Ligori”, në banesën e shtetases L.Z., 69 vjeç, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja, e cila jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë”. 

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë