Doza e tretë anti-covid. Nga 1 nëntori, aplikohet në popullsinë mbi 60 vjeç

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 15:01

Doza e tretë anti-covid. Nga 1 nëntori, aplikohet në popullsinë mbi 60 vjeç

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 15:01

Të hënën e 1 nëntorit nis aplikimi i dozës së tretë anti-covid. Vaksina përforcuese do të aplikohet në popullsinë mbi 60 vjeç dhe tek ata persona që kanë mbi 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

Eksperti i Komitetit Teknik, Skënder Brataj, u bën thirrje qytetarëve për të kryer dozën përforcuese, si e vetmja mbrojtje ndaj formave të rënda të Covid-19 dhe humbjeve të jetës. Por, krahas të moshuarve, cilat kategori do të kryejnë këtë periudhë dozën e tretë anti-covid?

“Personat mbi 60 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese, ata me disa lloj sëmundjesh që godasin imunitetin, punonjësit e policisë, shëndetësisë dhe edukatorët”, përgjigjet Brataj për A2 CNN.

Ekspertët e imunizimit dhe më pas ata të Komitetit Teknik vendosën që doza e tretë të jetë ose vijim i të njëjtës vaksinë, ose alternim vaskinash për të ndikuar në rritjen e antitrupave.

Përmes marrëveshjes së re me Pfizer, Shqipëria ka blerë dhe 500 000 vaksina, gjysma e të cilave mbërritën në tetor. Pjesa tjetër do të vijë deri në fund të dhjetorit. Megjithatë, mbulesa vaksinale vijon të jetë e ulët, 40% e popullsisë ka marrë vetëm një dozë dhe 33% kanë kryer të dyja dozat.

Ndërkohë, infektimet nga koronavirusi dhe humbjet e jetës janë në nivele shqetësuese: 8 viktima thuajse çdo ditë dhe mbi 500 raste pozitive.