I veshur në metro si “Joker”, 20-vjeçari sulmon me acid dhe thikë, plagos 17 persona

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 19:13

I veshur në metro si “Joker”, 20-vjeçari sulmon me acid dhe thikë, plagos 17 persona

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 19:13

Një person me bluzë jeshile, kostum ngjyrë blu dhe pallto vjollcë, i qetë pas një cigareje, aty ku nuk lejohet, brenda trenit të metrosë, papritur nxori një thikë të madhe dhe një shishe me acid, duke plagosur dhe terrorizuar pasagjerët.

Kjo nuk është një nga skenat e një prej filmave “Batman”, por ngjarja reale e ndodhur sot në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, dhe padyshim protagonisti është bazuar me personazhin antagonist të atij, filmi, Jokeri.  

Sipas autoriteteve japoneze, të paktën 17 persona janë plagosur nga personi në fjalë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ashtu si nuk njihen arsyet e gjestit. Tre persona janë ende në gjendje të rëndë, ndërkohë që personi, rreth moshës 20-vjeçare, është arrestuar nga forcat e rendit të vendit aziatik.

Sipas pasagjerëve, me disa prej të cilëve kanë postuar në rrjetet sociale video dramatike të momentit, “Joker” japonez përtej thikës përdori edhe një substancë, ndoshta vaj, që ndezi brenda vagonëve, por edhe një sasi të vogël me acid klorhidrik, që shkaktoi panik dhe dëshpërim në pasagjerët e shumtë që po i drejtoheshin stacionit Shinjuku, i cilësuar si më i populluari në botë.

Video i sulmit nga një prej pasagjerëve

“Mendova se ishte një aktor për Halloween, por pastaj pashë thikën e mbuluar me gjak”, dëshmoi një pasagjer.