Interit i mjafton Correa ndaj Udineses

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 14:33
correa 1 1024x576

Interit i mjafton Correa ndaj Udineses

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 14:33

Inter ka arritur fitoren e dytë radhazi në Serinë A, pasi mundi 2-0 Udinesen, me një dygolësh nga Joaquin Correa.

Zikaltërit zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë, brenda 8 minutash, me argjentinasin që shënoi dy gola fantastikë në minutat 60 dhe 68.

Ekipi i Simone Inzaghit renditet në vendin e tretë të Serisë A, me 24 pikë, 4 më pak sesa Napoli dhe Milan që kryesojnë klasifikimin.