Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Momenti kur sulmuesi i Realit thyen hundën

Nga A2 CNN
31 Tetor 2021, 08:56 | Futboll

Mariano Diaz, sulmuesi i Real Madrid, i cili dje kundër Elche zëvendësoi kapitenin Karim Benzema, pati fatin e keq që të thyente hundën në aksionin e fundit të ndeshjes.

Pas një kërcimi për të kapur një top të lartë, futbollisti i madrilenëve u rrëzua me fytyrë në tokë dhe tani duhet të operohet për riparimin e kockës hundore.

Në rrjetet sociale, Mariano shkroi: “Jam shumë i lumtur për debutimin tim dhe për fitoren e ekipit (2-1), por, pas një rrëzimi të keq, theva hundën dhe tani duhet të operohem. Do të qëndroj jashtë fushave disa ditë, por mezi po pres t’i bashkohem shokëve”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani