Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Momenti që ariu polar gjuan një dre është filmuar për herë të parë në Rrethin Arktik

Nga A2 CNN
31 Tetor 2021, 14:11 | Lifestyle

Arinjtë polarë zakonisht gjuajnë foka në Rrethin Arktik, por shkrirja e akullnajave po i bën kafshët të jenë gjithnjë në kërkim të preve të reja për t’u ushqyer. Biologët në Stacionin Polar – të vendosur në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë - publikuan pamjet e para të një ariu polar duke gjuajtur dhe duke ngrënë një dre.

Gjuetia vdekjeprurëse, filloi kur një ari polar ndoqi një dre të rritur që u përpoq të shpëtonte nga grabitqari duke notuar. Megjithatë, iu desh vetëm pak më shumë se një minutë që ariu polar të kapte prenë e tij, ta vriste dhe më pas ta tërhiqte në breg ku e copëtoi për ta ngrënë.

Ekipi beson se kjo sjellje nuk vjen vetëm për shkak të humbjes së akullit të detit, por edhe për shkak se Arktiku ka parë një rritje të popullsisë së drerëve gjatë tre dekadave të fundit, çka i bën ata më të arritshëm për grabitqarët e uritur.

Në pamjet e filmuara u pa se ariu po ecte drejt bregut ku po kullosnin një tufë drerësh. Shumica e tyre u shpërndanë menjëherë kur nuhatën rrezikun, por njëri u kap. Ariu nxitoi drejt bregut dhe u zhyt në ujërat e ftohta duke e tërhequr më pas prenë e tij 82 metra larg vijës bregdetare.

Filmimet treguan ariun që mbulonte mbetjet poshtë gurëve, për të shmangur grabitqarët e tjerë. Megjithatë, dhelprat dhe zogjtë arritën të ushqeheshin me mbetjet ndërsa ariu flinte. “Deri në mesditë të ditës tjetër, ariu shtrihej pranë kufomës ose shkonte për të ngrënë mbetjet. Në përgjithësi, ai konsumoi 80% të mishit të drerit”, shkroi ekipi në studim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli