“Money, Money, Money”, protesta të shumta ndaj liderëve të G20 në Romë

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 10:36

“Money, Money, Money”, protesta të shumta ndaj liderëve të G20 në Romë

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 10:36

Teksa liderët e G20-ës diskutonin për çështje të rëndësishme, mijëra njerëz protestonin në zona të ndryshme të kryeqytetit italian. Ata kritikuan udhëheqësit për mungesën e veprimit në luftën ndaj ndryshimeve klimatike.

Disa të tjerë protestonin për humbjen e vendit të punës, pasi fabrika ku punonin ishte zhvendosur në një vend tjetër. Ndërsa një grup tjetër manifestoi në kërkim të shpërndarjes së barabartë të vaksinave për luftimin e Covid-19.

Gjithashtu pati edhe një protestë drejtuar Kinës. Liderëve të G20-ës iu kërkua që të bojkotojnë Lojërat Olimpike Dimërore që mbahen në Pekin në muajin shkurt, për shkak të qasjes së Kinës ndaj Tibetit, myslimanëve ujgurë dhe Hong Kongut.

Megjithatë protesta më e veçantë ishte një instalacion i vendosur pranë Koloseut, ku liderët ishin veshur si anëtarë të grupit Abba dhe në sfond ishte një këngë e tyre.

Organizatorët u bënë thirrje vendeve të pasura të respektojnë angazhimet e tyre për të siguruar 100 miliardë dollarë në vit për të mbështetur vendet në zhvillim që përballen me ndryshimet klimatike.