Nis me viktimë rihapja e festivalit të demave në Spanjë

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 10:09
demi spanje 1024x576

Nis me viktimë rihapja e festivalit të demave në Spanjë

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 10:09

Një ngjarje tragjike është shënuar në festivalin e demave në Spanjë, i pari i hapur për publikun që nga fillimi i pandemisë. Bëhet fjalë për një 55-vjeçar spanjoll, i cili u sulmua dhe mbeti i vrarë në rrugë mes tronditjes së pjesëmarrësve të tjerë, të cilët mundën të shpëtonin dhe të fshiheshin.

Tragjedia ndodhi në “Fira de Onda”, në provincën lindore të Castellon të Spanjës.

Demi u filmua duke e ngritur 55-vjeçarin me brirë në ajër dhe duke e lëshuar në tokë, ndërsa spektatorët u strehuan në hyrje të një dyqani disa metra më tutje. Disa u përpoqën ta joshin demin për ta ndaluar atë ta sulmonte sërish të plagosurin, ndërsa ai ishte shtrirë pa ndjenja në tokë, por gjithçka ishte e kotë.

“Fira de Onda” është një festival tipik vjetor në të cilin demat lëshohen në rrugë midis njerëzve që vrapojnë rreth tyre. Është “kopja” e festivalit më të famshëm të San Firmino që zhvillohet në Pamplona, ​​në veri të Spanjës. Vitin e kaluar ngjarja u anulua për shkak të Covid, ndërsa këtë vit u pezullua pas tragjedisë së ndodhur të shtunën.