Shqetësim i madh te Barcelona, Aguero ndërpret ndeshjen për probleme me zemrën

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 08:47

Shqetësim i madh te Barcelona, Aguero ndërpret ndeshjen për probleme me zemrën

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 08:47

Sergio Aguero luajti vetëm 40 minuta në barazimin e djeshëm të Barcelonës ndaj Alaves. Sulmuesi argjentinas ndjeu shqetësime në gjoks dhe pati vështirësi në frymëmarrje, duke bërë që të shtrihej në fushë dhe të kërkonte ndërhyrjen e mjekëve.

Edhe pse u fut barrela dhe makina e transportit në fushë, Aguero vendosi që të dilte me këmbët e veta, por i shoqëruar nga mjeku.

Më pas, sulmuesi argjentinas u dërgua në spital për t’u monitoruar.

Me anë të një komunikate zyrtare, Barcelona sqaroi atë që ndodhi: “Kun Aguero pati dhembje në gjoks dhe është dërguar në spital për të bërë një vizitë kardiologjike”.