Turizmi malor, KLSH: Nuk shfrytëzohet, mungojnë investimet dhe promovimi

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 14:30

Turizmi malor, KLSH: Nuk shfrytëzohet, mungojnë investimet dhe promovimi

Përditësuar më: 31/10/2021, ora 14:30

Turizmi malor në vend mbart një potencial të madh zhvillimi, por nuk shfrytëzohet. Është ky përfundimi i përmbledhur i Kontrollit të Lartë të Shtetit në një raport auditi mbi zhvillimin e turizmit malor

Mungesa e infrastrukturës së nevojshme; Numri i ulët i strukturave akomoduese; Mangësi në masat e mara për sigurinë e turistit; Informaliteti i strukturave akomoduese; Mungesa e burimeve njerëzore dhe sidomos mungesa e strategjisë së marketingut të produktit turistik janë disa nga gjetjet e KLSH që pengojnë shfrytëzimin e potencialit të turizmit malor.

Ndonëse nuk ka shifra specifike nga Ministria e Turizmit apo Instituti i Statistikave, turizmi malor vlerësohet si një prej qëllimeve të shumë turistëve të huaj apo pushuesve shqiptarë që vizitojnë vendin.