Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Caka: Dhjetori e gjen LSI-në me një riorganizim të brendshëm

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 21:56 | Politikë
Caka: Dhjetori e gjen LSI-në me një riorganizim të brendshëm

Silva Caka, anëtare e Kryesisë së LSI-së, deklaroi në “Debat” nga Alba Alishani se kjo parti ka bërë çdo gjë që ka pasur në dorë, me të përfunduar procesi zgjedhor.

“Nuk kemi qëndruar në heshtje, pasi kemi bërë çdo gjë që kemi pasur në dorë, pasi përfundoi procesi zgjedhor. Flas për aktivizimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, proces që mori shumë kohë, pasi janë riparë filmimet. Edhe hartimi i padive ka kërkuar kohën e vet. Jemi përpjekur që të ofrojmë edhe një tjetër qasje për publikun: kemi parë shpesh që kemi ngelur vetëm në planin e denoncimeve. Ne duhet të jemi jo vetëm zëri që denoncon, por edhe që tregon problemet për të gjetur realisht një zgjidhje”, u shpreh Caka.

“Ne kemi një proces të brendshëm, që ka nisur që nëntorin e kaluar. U diskutua dhe për një Konventë Kombëtare, që do të përcaktonte në funksione drejtuese njerëz të ndryshëm. Nuk u bë e mundur edhe për shkak të pandemisë, por besoj se dhjetori do të na gjejë me një riorganizim të brendshëm”, shtoi Caka.

A2 CNN Livestream

Dita jonë