Këputet kabina e teleferikut në Çeki, do të restaurohej një ditë më pas

Përditësuar më: 1/11/2021, ora 11:25

Këputet kabina e teleferikut në Çeki, do të restaurohej një ditë më pas

Përditësuar më: 1/11/2021, ora 11:25

Një kabinë teleferiku u shkëput dhe ra nga një lartësi e madhe në Çeki duke i marrë jetën një personi dhe plagosur 7 të tjerë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Liberec, në një zonë turistike në veri të Republikës Çeke.

Teleferiku shërbente për të ngjitur turistët në malin Jested dhe bashkë me ta udhëtonte dhe një pjesëtar i stafit.

Sipas të dhënave, autoritetet ishin në dijeni të amortizimit të tij dhe kishin parashikuar madje kishin caktuar dhe ditën e restaurimit.