Kikia tregon në “Debat” se si ndryshon PD-ja pas përfundimit të duelit Basha-Berisha

Përditësuar më: 1/11/2021, ora 21:31
kikia2 1024x576

Kikia tregon në “Debat” se si ndryshon PD-ja pas përfundimit të duelit Basha-Berisha

Përditësuar më: 1/11/2021, ora 21:31

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, theksoi se “fundi i duelit Basha-Berisha do të jetë ose një PD që do të përfundojë në dorën e Berishës, ose një parti e ndarë në dysh, ku Berisha do të ketë PD-në që zotëron bazën, ndërsa Basha do të vijojë të ketë pjesën zyrtare”.

Kikia komentoi edhe marrëdhënien e krijuar pas zgjedhjeve të 25 Prillit mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike: “Sa i takon marrëdhënieve LSI-PD, unë mendoj që jemi në kushtet e një tërmeti të fuqishëm, që ka shkundur të gjithë klasën politike nga themelet. E paprekur ka mbetur vetëm PS-ja, që është në pushtet, por mendoj se do të preket nga kjo valë goditëse sapo të lëshojë pushtetin. LSI dhe PD hynë të ndara në zgjedhje, edhe pse me një qëllim të përbashkët, dhe luftuan secila për të maksimalizuar votën e vet, pasi ishin të bindur se ky ishte mandati i fundit i Ramës. Më shumë sesa për marrjen e pushtetit, ata menduan për ndarjen e pushtetit. Humbja e zgjedhjeve përfundimisht çoi në ndarjen e PD-së nga LSI-ja. Po ndodhin ndryshime shumë të rëndësishme: kemi përjashtimin e Sali Berishës nga PD-ja dhe përpjekjen e tij për ta rimarrë PD-në; kemi LSI-në të nxjerrë jashtë nga PD-ja, pasi doli nga PS-ja më parë, dhe duket se ka marrë fund “akrobacia” e LSI-së që shkonte nga një krah në tjetrin, sipas nevojave elektorale”.

“LSI ka nevojë të zgjohet dhe të tregojë nëse është apo jo akoma. Kemi pothuajse një eliminim total të partive të vogla dhe LSI-ja tani duhet të tregojë nëse do të ekzistojë më si parti”, shtoi Kikia.