Projektbuxheti 2022: Nis shqyrtimi në Kuvend, debate për shpenzimet e planifikuara

Përditësuar më: 1/11/2021, ora 19:38

Projektbuxheti 2022: Nis shqyrtimi në Kuvend, debate për shpenzimet e planifikuara

Përditësuar më: 1/11/2021, ora 19:38

Mënyra se si qeveria planifikon të shpenzojë paratë ishin në qendër të debateve për projektbuxhetin e vitit 2022 në Kuvend. Sipas opozitës shpenzimet e luksit dhe administrata e fryrë janë arsyet se pse nuk mund të ketë rritje pensionesh, përtej indeksimit. Por sipas qeverisë, për herë të parë mbështetja për ta shkruhet në ligj në formën e bonusit të fundvitit.

Një kritikë e vazhdueshme e opozitës dhe institucioneve ndërkombëtare është mbështetja e lartë tek PPP-të, një shqetësim i risjellë pas parashikimit për 7 koncesione të reja që planifikohen të jepen vitin e ardhshëm. Por ministrja Ibrahimaj, sqaroi se jo çdo shënim në buxhet do të përkthehet në një PPP të re.

Debati u përqëndrua edhe tek mbështetja për degët kryesore të ekonomisë si bujqësia, që këtë vit pritet të marrë më pak fonde, pavarësisht rritjes së granteve për fermerët. Po ashtu, investimet publike në rënie dhe vëmendja e dobët për sektorë të tjerë prioritarë, do të cenojnë sipas deputetëve të opozitës edhe rritjen e planifikuar në 4.1% vitin e ardhshëm. Shqetësim që kryefinancierja e mbrojti me faktin se edhe FMN ka të njëjtën linjë parashikimi për ecurinë e ekonomisë shqiptare.