Tifozët futen në fushë dhe shkatërrojnë sistemin VAR

Përditësuar më: 1/11/2021, ora 15:27

Tifozët futen në fushë dhe shkatërrojnë sistemin VAR

Përditësuar më: 1/11/2021, ora 15:27

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Brazil, pas ndeshjes ndërmjet Gremios dhe Palmeiras.

Vendasit pësuan humbjen e gjashtë në tetë ndeshjet e fundit, por tifozët ia nxorën inatin sistemit VAR. Kjo për faktin se në minutën e 86-të, Gremio barazoi rezultatin në 2-2, por dhoma e kontrollit ndërhyri, duke e bërë rrjetën të pavlefshme.

Palmeiras përfitoi nga fakti që vendasit ishin hedhur të gjithë në sulm dhe shënoi, me ndeshjen që u mbyll me fitoren 3-1.

Pas vërshëllimës finale, tifozët pushtuan fushën dhe shkatërruan sistemin VAR që ndodhet në fushë.