Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Abuzimi me të miturat, mbetet në qeli babai i 6-vjeçares. Apeli 12 vjet burg rojës së shkollës

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 17:02 | Kronikë
Abuzimi me të miturat, mbetet në qeli babai i 6-vjeçares. Apeli

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për të mbyllur në qeli 27-vjeçarin me iniciale R. K., i dyshuar si autor i dhunimit barbar të vajzës së tij të mitur. Babai i dyshuar do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “keqtrajtimit të të miturit”.

Ai akuzohet të ketë dhunuar vajzën 6 vjeçare, shenjat e së cilës në disa pjesë të ndryshme të trupit alarmuan mjekët e pediatrisë së kryeqytetit pak ditë më parë, që sinjalizuan policinë për rastin.

E mitura ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të hedhë dritë edhe mbi dyshimet nëse është abuzuar seksualisht. Me urdhër të gjykatës, seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 27-vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura.

Ndërsa Gjykata e Apelit Tiranë i dha fund gjykimit ndaj 4 personave të akuzuar për abuzimin seksual me një nxënëse të mitur në Kamëz pranverën e vitit 2020. Në verdiktin final Apeli la në fuqi dënimin me 12 vite burg për Abaz Dogën, roje i shkollës ku studionte 15-vjeçarja.

Ai u fajësua për “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”. I pandryshuar u la dënimi me 3 vjet burg për të njëjtën akuzë për Klajdi Poçin, si dhe dënimet me nga 3 vjet e 4 muaj burg për dy të bashkëpandehurit e tjerë të mitur.

Apeli pezulloi dënimin e mbetur për dy të fundit dhe i liroi, duke i lënë në Shërbim Prove për një periudhë 4-vjeçare.

Sipas prokurorisë, e mitura ishte abuzuar seksualisht nga 65-vjeçari. Ai e ka filmuar dhe më pas videon ia ka shpërndarë tre të bashkëpandehurve të tjerë, të cilët duke e shantazhuar kanë abuzuar seksualisht me të miturën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë