“Covid-19 më shkatërroi karrierën”, sozia rus i DiCaprios tregon se karantina e ka shëndoshur

Përditësuar më: 2/11/2021, ora 18:10

“Covid-19 më shkatërroi karrierën”, sozia rus i DiCaprios tregon se karantina e ka shëndoshur

Përditësuar më: 2/11/2021, ora 18:10

Sozia rus i Leonardo DiCaprios është shprehur se karantina e imponuar nga pandemia Covid-19 e ka shëndoshur dhe tani nuk i ngjan më edhe aq shumë yllit hollivudian.

39-vjeçari Roman Burtsev u bë i famshëm pasi fotot e tij u bënë virale në internet, por koronavirusi i ndërpreu planet e tij për të bërë karrierë me pamjen e jashtme.

Aktualisht, ai jeton në një apartament me prindërit e tij.

“Problemet për mua nisën kur në prill 2020 u vendos karantina, duke bërë që njerëzit të më harronin. Duke qëndruar vetëm në shtëpi, u shëndosha shumë. Kisha kontrata me firma të ndryshme, por që u prishën pasi unë nuk po i humbja dot kilogramët e tepërt”, tregon Burtsev.

Por, rusi është i vendosur që të ndryshojë gjithçka deri në fund të vitit të ardhshëm: “Kam gjetur një metodë për të rënë në peshë dhe jam në rrugën e duhur tashmë. Planet e mia për të ardhmen janë të thjeshta: familje, fëmijë dhe shtëpi”.