Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mban "fronin" prej 18 vitesh, shpallet aeroporti më i mirë në Europë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 09:56 | Lifestyle
Mban "fronin" prej 18 vitesh, shpallet aeroporti më i mirë

Aeroporti i Zyrihut është vlerësuar si aeroporti më i mirë në Europë, nga The World Travel Awards, programi që konsiderohet si organizmi ndërkombëtar kryesor për vlerësimin e sektorit të udhëtimeve dhe turizmit global.

Aeroporti më i madh i Zvicrës mban këtë titull për të 18-in vit radhazi, që prej vitit 2004. Ai ka një infrastrukture moderne dhe është vetëm 11 minuta me tren larg nga qendra e qytetit.

Programi prestigjioz që vlerëson industrinë e turizmit, linjat ajrore dhe hotelerinë thotë se aeroporti u vlerësua edhe këtë vit për shkak të zbatimit të një game të gjerë të protokolleve të shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve dhe punonjësve gjatë pandemisë së Covid.

Masat për mbrojtjen e udhëtarëve dhe stafit përfshinin ndër të tjera sigurimin e paneleve ndarëse në sportelet e kontrollit dhe mbi 200 stacione higjienike me maska dhe dezinfektues.

Aeroporti i Zyrihut është gjithashtu një nga liderët në fushën e mbrojtjes së klimës. Duke filluar që nga viti 1991 për të vlerësuar konsumin e energjisë dhe emetimet klimatike, deri më sot aeroporti ka reduktuar emetimet e karbonit me pothuajse 50%.

A2 CNN Livestream

Dita jonë