Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Nuk do ju zhgënjej”, Berisha nga Kamza: Nuk i shmangem garës, punoj më shumë se në 2013

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 19:33 | Politikë

Sali Berisha duket i bindur në rikthimin e tij në krye të PD dhe demokratëve të Kamzës u bëri një premtim duke folur pikërisht nga pozitat e kryetarit.

 “U garantoj demokratëve që nuk i zhgënjej,  fle më pak se në 2013, lexoj më shumë, punoj më shumë”, deklaroi ai.  

Ndryshe nga herët e tjera, lideri historik i demokratëve zgjodhi të përdorte tone shumë me të buta ndaj kryedemokratit Basha. “Njerëz që kanë frikë nga vota juaj nuk ju kthejnë në pushtet” ishte një nga pjesët ku iu referua kreut aktual të PD-së.

Me demokratët në Kamëz ndau edhe formulën se si do kthejë PD në pushtet. “Të bashkohemi si në 91 për të përmbysur narkoshtetin dh për t’i hapur rrugë integrimit. Do ngrihet PD më e fortë në 30 vite”, deklaroi Berisha.

Takimi i radhës do jetë të premten, me demokratët e Lushnjës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë