Shembet ndërtesa 22-katëshe në Nigeri, raportohen dhjetëra viktima

Përditësuar më: 2/11/2021, ora 08:14

Shembet ndërtesa 22-katëshe në Nigeri, raportohen dhjetëra viktima

Përditësuar më: 2/11/2021, ora 08:14

Shembja e një pallati në ndërtim e sipër në qytetin nigerian të Lagosit iu mori jetën 4 punëtorëve, ndërsa dhjetëra të tjerë janë ende nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe deri tani kanë shpëtuar 4 persona, por numri i të bllokuarve është shumë i madh kështu që ekziston frika që bilanci i viktimave do të rritet ndjeshëm.

Pallati 22-katësh është shembur në mënyrë të papritur dhe për këtë arsye ka nisur një hetim i gjerë për zbulimin e shkaqeve dhe përgjegjësve për këtë tragjedi.