Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit, A2 CNN zbardh emërimet në qarqet e vendit

Përditësuar më: 2/11/2021, ora 12:58
policia e shtetit logo ndryshime levizje ne polici  1024x576

Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit, A2 CNN zbardh emërimet në qarqet e vendit

Përditësuar më: 2/11/2021, ora 12:58

Që prej ardhjes në krye të Policisë së Shtetit të Gledis Nanos, lëvizjet e drejtuesve në qarqe vijojnë. A2 CNN ka mësuar lëvizjet e fundit.

Hajri Kushe, nga zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Policinë e Kukësit, emërohet në të njëjtën pozitë në Shkodër.

Ermal Lila, nga shef i komisariatit të Elbasanit, emërohet zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Kukës. Bujar Laze emërohet shef komisariati në Korçë.

Vilson Bala, nga shef komisariati në Bulqizë, emërohet shef komisariati në Durrës. Oltion Agolli, nga shef komisariati në Peqin, emërohet shef komisariati në Pogradec.

Në Vorë, në vend të Aliosha Brokes, që kalon specialist në drejtorinë e standardeve profesionale, emërohet shef komisariati Kreshnik Gjecka.

Dashamir Bendo emërohet shef i Operacionales në Tiranë. Alfred Cenaj emërohet shef komisariati në Elbasan. Pëllumb Kovashica emërohet shef komisariati në Peqin.