Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Banorët e fshatrave në Kukës ndihen të harruar nga shteti

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 12:33 | Aktualitet
Banorët e fshatrave në Kukës ndihen të harruar nga shteti

Rrugët që lidhin qytetin e Kukësit me zonat rurale malore janë në një gjendje të mjerueshme.

Një prej tyre është rruga, nëse mund të quhet e tillë, e fshatrave Novosej dhe Turaj. Më shumë se sa rrugë kjo mund të quhet një shteg, ku janë të detyruara të kalojnë edhe mjetet. Nëpërmjet këtij shtegu arrihen edhe zonat turistike të Kroit të Bardhë dhe Shtegut të Ngjyrave.

Ata që ndjejnë më shumë harresën e investimeve të rrugës janë banorët e kësaj zone, të cilët me afrimin e dimrit po përgatiten të vetizolohen.

Gjatë dimrit, të sëmurët e kësaj zone vijojnë të transportohen si në kohët e vjetra me barela në krahë.

Të harruar, banorët kanë vendosur të investojnë vetë për ta bërë pak me të kalueshme këtë rrugë drejt banesave të tyre.

Ndërkohë edhe në ato zona ku rrugët janë të asfaltuara siç është aksi ura e Zapodit, Shishtavec, rrëshqitjet e gurëve si dhe amortizimi i rrugës vështirësojnë dhe rrezikojnë njësoj kalimin e banorëve.

Për këtë arsye, bashkia e Kukësit në pamundësi për të mbuluar shpenzimet e mirëmbajtjes së këtij aksi, ia ka kaluar pronësinë e kësaj rruge Autoritetit Rrugor Shqiptar me shpresën e një mirëmbajtjeje më të mirë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli