Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Efekti i ndryshimit të taksave në bujqësi, Bendo: Kosto për grumbulluesit dhe përpunuesit

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 21:48 | Ekonomi
Efekti i ndryshimit të taksave në bujqësi, Bendo: Kosto për

Të gjithë grumbulluesit dhe përpunuesit do të kenë kosto të shtuar me ndryshimin e taksave në bujqësi. Është ky mendimi i kontabilistit Bujar Bendo në studion e A2 Business në lidhje me efektet e ndryshimit të taksave në këtë sektor.

Mënyra si është vepruar me kompensimin e fermerëve, ka dy nene në ligjin e TVSH për këtë. Ka qenë nga 20% në 6% pretendohet që skema ka funksionuar dhe ka pasur efeket pozitiv. Efekti i heqjes së 6% e bën nul dhe dy nenet duhen hequr se s’ka kompensim. Efekti do të jetë që të gjithë grumbulluesit dhe përpunuesit do të kenë kosto të shtuar. Dhe kemi rritur formalitetin dhe nga ana tjetër ka pasur evazion kjo skemë. Nuk më shkon”.

Në përgjigje të tij zv.ministrja Vjero thotë se nga kjo skemë kanë përfituar një numër minimal fermerësh. Sipas saj kjo skemë nuk ka pasur rezultate, por s’do të thotë që fermeri do të lihet pa subvencion.

“Regjistrimi ka çuar në formalizim, por sa nga këta fermerë kanë përfituar nga kjo skemë. Ka përfituar një numër shumë i vogël, gjysma e kompanive përpunuese. Kjo skemë nuk ka pasur rezultate, por kjo nuk do të thotë që do ta lëmë fermerin pa subvencion”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani