Pagat e prapambetura, qeveria i ka borxh 120 milionë euro personave me aftësi të kufizuara

Përditësuar më: 3/11/2021, ora 15:05

Pagat e prapambetura, qeveria i ka borxh 120 milionë euro personave me aftësi të kufizuara

Përditësuar më: 3/11/2021, ora 15:05

120 milionë euro janë detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj personave me aftësi të kufizuara. Që nga viti 2011 e në vazhdim janë qindra vendime gjyqësore ende të paekzekutuara. Të lodhur nga pritja ndër vite, personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, kërkuan para kryeministrisë përfshirjen në buxhetin e vitit 2022 të këtyre pagesave.

Pagesa mujore mesatare për këta persona mesatarisht është nga 11 deri në 20 mijë lekë të reja. Shpenzimet e tyre janë edhe shumë herë më të larta.

Thonë se nuk kanë mundësi të blejnë as një karrocë elektrike.

Me ndarjen e re territoriale, pagesa e detyrimeve të prapambetura i ka kaluar bashkive, por sipas Shoqatës së Personave me Dëmtim të Shtyllës Kurrizore, buxheti i institucioneve vendore është i pamjaftueshëm.