Përplas makinën në barrierë dhe hidhet nga ura për t’i shpëtuar sherifit

Përditësuar më: 3/11/2021, ora 11:23

Përplas makinën në barrierë dhe hidhet nga ura për t’i shpëtuar sherifit

Përditësuar më: 3/11/2021, ora 11:23

Pamjet dramatike të një ndjekjeje me shpejtësi mbi urë u publikuan nga zyra e sherifit të Kontesë Li, në Florida.

Në videon e postuar në Facebook, shihet hajduti i një furgoni që teksa përpiqet t’i largohet me shpejtësi sherifëve që po e ndiqnin, përplaset me bordurat mbrojtëse. Menjëherë më pas ai del nga makina dhe vendos të rrezikojë, duke u hedhur nga ura, për të mos u arrestuar. Por në fund të ditës, grabitësi, i identifikuar si Bryan Gray, u vu në pranga.

“Nuk fitoi dot as medalje ari për hedhjen, fitoi vetëm një akuzë për vjedhje makinash dhe mosbindje ndaj urdhrit për të ndaluar”, shkruhej në postimin në Facebook të bërë nga zyra e sherifit.