Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Taksat e reja të Bujqësisë, zv.ministrja Vjero: Synohet formalizimi i sektorit

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 21:29 | Ekonomi
Taksat e reja të Bujqësisë, zv.ministrja Vjero: Synohet

Ndryshimet e taksave në sektorin e Bujqësisë, si heqja e kompensimit 6% për fermerët, vendosja e taksës 100 lekë për KG për qumështin pluhur si edhe përjashtimi nga TVSH e importit të imputeve bujqësore, janë masa që synojnë formalizmin e këtij sektori. Kështu u shpreh zv.ministrja e Financave Vasilika Vjero në studion e A2 Business.

“Sektori i bujqësisë do të preket edhe me një masë tjetër përjashtimin nga TVSH të importit të furnizimit të imputeve bujqësore. Deri në këto momente kanë qenë të përjashtuara në import nga tvsh. Kemi parashikuar normë të reduktuar 10% dhe do të fillojë efektet nga janari i viti të ardhshëm. Këto janë masa që synojnë të rrisin formalizimin e sektorit bujqësor”.

https://a2news.com/2021/11/03/efekti-i-ndryshimit-te-taksave-ne-bujqesi-bendo-kosto-per-grumbulluesit-dhe-perpunuesit/

Sipas Vjeros ka ardhur koha që këto lehtësi të reduktohen, ndërsa kompensimi për sektorët e bujqësisë do të kryhet përmes mbështetjes buxhetore

“Por këto lehtësi që kanë gjetur zbatim për një periudhë disa vjeçare ka ardhur koha të reduktohen dhe kompensimi për fermerët apo bujqësisë si agrobiznesi peshkimi të merren përmes mbështetjes buxhetore që Ministria e Financave do të akordojë për Ministrinë e Bujqësisë dhe në gjithë këto vite mbështetja për bujqësinë ka qenë e madhe, rreth 5 mld lekë që shkojnë për incentivat fiskale të miratuara dhe aplikuara deri në këto momente”.

Nga të dhënat e Ministrisë së Financave rezulton që gjatë 9 mujorit të këtij viti kanë marrë kompensim 7800 fermerë nga 65 mijë fermerë të pajisur me Nipt.

https://a2news.com/2021/11/03/bujqesia-nuk-eshte-me-prioritet-muco-komenton-nderhyrjet-ne-paketen-fiskale/

“Ne kemi sot të regjistruar 65 mijë fermerë nga të cilët nga skema e rimbursimit të TVSH, janë të ardhura që duhet t’i shkojnë fermerit për të mbuluar shpenzimet e tij.

Nga të dhënat tona kanë marrë të ardhura, pra kompensim 6% në 2019, 11 mijë fermerë. Në 9 mujorin 2021 numri i fermerëve është 7800 nga 65 mijë fermerë të pajisur me një nipt dhe ka një numër të kufizura të atyre që kanë përfituar nga nafta pa akcizë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë