Vrau shokun e fëmijërisë, dënohet me 21 vite burg Mikel Alia

Përditësuar më: 3/11/2021, ora 11:02
WhatsApp Image 2019 10 02 at 17.46.05 1024x576

Vrau shokun e fëmijërisë, dënohet me 21 vite burg Mikel Alia

Përditësuar më: 3/11/2021, ora 11:02

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 21 vite e 4 muaj burg, 42-vjeçarin Mikel (Gjovalin) Alia, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar.

42-vjeçari u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armbajtje pa leje”.

Trupa gjykuese dha dënimin maksimal për Mikel Gjovalin Aline me 32-vite burg, dy vite më shumë seç kishte kërkuar prokuroria, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar ju ul 1 e 3 e dënimit.

Vrasja e Eri Zefit në fillim të muajit tetor 2019, u krye për gjakmarrje. Eri Zefi ishte vëllai i Ndue Zefit, 37-vjeçarit i cili në shkurt të vitit 2019 vrau në Durrës Martin Ndrecën, pas një konflikti në një lokal. Zefi i ka bërë pritë Ndrecës, i cili po kthehej në shtëpi me një automjet, ku ndodhej edhe i biri i tij i mitur.