“Nismë që mund të sjellë shumë gjëra pozitive”, Gjana komenton Ballkanin e hapur

Përditësuar më: 4/11/2021, ora 22:46
gjana 1024x576

“Nismë që mund të sjellë shumë gjëra pozitive”, Gjana komenton Ballkanin e hapur

Përditësuar më: 4/11/2021, ora 22:46

Ferdinand Gjana, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, u shpreh në “Absolut 4” se “Open Balkan” është një “nismë që mund të sjellë shumë gjëra pozitive”.

“Një nga arsyet e lindjes së kësaj nisme është që të zgjohet Bashkimi Europian, të mos qëndrojë më indifferent”, nënvizoi Gjana.

“U bë dekada që nga vendet e Ballkanit po ikin shumë njerëz dhe çdo vit që vonohet integrimi, do të jetë më e vështirë për shoqëritë tona që të hyjnë në BE”, shtoi Gjana.

“Maqedonia e Veriut kaloi në një proces mjaft të vështirë lidhur me emrin dhe Brukseli duhet t’i vërë gishtin kokës. Ne nuk bëhemi dot një vend si Turqia, jemi vend i vogël. Unë si qytetar dua që vendi im të jetë pjesë e BE-së dhe të ketë standardet e atyre vendeve”, tha më tej Ferdinand Gjana.