Open Balkan, realiteti tjetër i shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Përditësuar më: 4/11/2021, ora 16:24

Open Balkan, realiteti tjetër i shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Përditësuar më: 4/11/2021, ora 16:24

Përtej fjalëve të bukura në favor të biznesit që u dëgjuan gjatë takimit “Open Balkan”, shqiptarët e Luginës së Preshevës tregojnë një tjetër realitet.

I dërguari i A2CNN në Beograd, Klevin Muka, bisedoi me Muharrem Saliun, që drejton Forumin shqiptar të Zhvillimit Ekonomik në Serbi.

Përveç diskriminimit serb ndaj bizneseve shqiptare, Saliu theksoi se problem kryesor mbetet edhe pasivizimi i adresave të shqiptarëve në të gjithë Luginën.

“Situata në terren flet të kundërtën e saj që po promovohet këtu. Kemi 6 mijë shqiptarë që mungojnë në regjistrat civile si pasojë e pasivizimit të adresave, sidomos në Medvegjë, pa llogaritur numrin e dy dekadave më shumë të rinjve që iknin jashtë Medvegjës si pasojë e përndjekjes së luftës, të cilëve nuk u lejohet regjistrimi në Medvegjë. Problemi është se gjëja më emergjente është të na kthehen dokumentat. Ne nuk mund të përfitojmë nga këto të mira që mund të vijnë se jemi inekzistentë në këtë moment. Shqiptarëve iu mohohet e drejta e pjesëmarrjes në tendera publikë sidomos në privatizimet e kompanive që ose i shesin mes tyre pa i bërë publike. Pronat e shqiptarëve janë shtetëzuar me pak denarë të asaj kohe. Sot nuk mund të privatizojmë, sepse na mohohet kjo e drejtë duke na eliminuar nga lista e pjesëmarrjes”.