Rimëkëmbje e ëmbël dhe e hidhur, BERZH: Kujdes nga borxhi dhe rritja e çmimeve

Përditësuar më: 4/11/2021, ora 13:44

Rimëkëmbje e ëmbël dhe e hidhur, BERZH: Kujdes nga borxhi dhe rritja e çmimeve

Përditësuar më: 4/11/2021, ora 13:44

Ekonomia shqiptare po rimëkëmbet më shpejt nga sa mendohej dhe pritet të kthehet në nivelin e para krizës që prej tremujorit të fundit të këtij viti. Është ky vlerësimi që bën Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e fundit për perspektivën ekonomike, të titulluar një rimëkëmbje e ëmbël dhe e hidhur.

Shqipëria pritet ta mbyllë vitin me një rritje 8%, e dyta në rajon pas Malit të Zi dhe mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 6.4%. Por për vitin e ardhshëm, parashikimi bie në një rritje prej vetëm 3.7%, të fundit vetëm para Bosnjë-Hercegovinës.

Rritja e fortë e industrisë, ndërtimit dhe veçanërisht turizmit janë faktorët që po ndikojnë në ecurinë e ekonomisë gjatë këtij viti. Ndërsa edhe konsumi po përfiton nga rritja e dërgesave të emigrantëve.

Në afatshkurtër, BERZH llogarit se rindërtimit pas tërmetit do të nxisë rimëkëmbjen, mbështetur nga Eurobondi.

Por nga ana e hidhur, shtrenjtimi i lëndëve të para dhe çmimet e larta të energjisë teksa afron dimri janë arsye për t’u shqetësuar. Ndërsa ecuria e pandemisë dhe faktorët e jashtëm të pakontrollueshëm janë faktorë të tjerë që mund të cenojnë rimëkëmbjen.

Vend për kujdes, sipas ekonomistëve, të BERZH duhet të ketë edhe në menaxhimin e nivelit të lartë të borxhit publik.