Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Berisha në Lushnje: Basha tradhtoi votën tuaj, sot ka marrë një vendim stalinist

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 18:07 | Politikë
Berisha në Lushnje: Basha tradhtoi votën tuaj, sot ka marrë

Ish-kryeministri i Partisë Demokratike Sali Berisha mblodhi “Foltoren” e tij në qytetin e Lushnjës, duke sulmuar sërish ashpër liderin aktual të PD-së, Lulzim Basha.  

“Ai ju tradhtoi ju, votën tuaj, dhe sot ka marrëveshjen për të shndërruar Partinë Demokratike në ministrinë e narkoshtetit. Nuk vjen dot tek ju ai, një njeri që ka frikë si mund ta rrëzoi Ramën, përkundrazi ai është peng i Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Ai bëri edhe një shembull të sotëm. “Shoh lajmet se sot ai ka vendosur, pa pyetur udhëheqjen e të rinjve të PD, krijimin e një komisioni për zgjedhjet e Forumit Rinor, një akt stalinist i turpshëm. Forumet kanë parimet dhe pavarësinë e tyre. Kryetari pa parti po vepron si Enver Hoxha, madje ai e ndiqte ndonjë procedurë. Foltorja është para se të gjithash për të shndërruar partinë në shtëpinë e lirisë dhe të vendosim rregullat brenda nesh”, vijoi Berisha në takimin e tij me mbështetësit.

Berisha vijoi duke thënë se “Foltorja nuk i drejtohet kundër aleateve dhe partnerëve, ose demokratëve që nuk e mendojnë si ne, është një lëvizje konservatore për të shpëtuar opozitën nga rrënimi”.

Ai mohoi se çështja e betejës gjyqësore me sekretarin e Shtetit Anthony Blinken të ketë arsyeje thjesht personale, “ekziston diçka personale, por e kam mbajtur si e tillë, i bindur se kam të drejtë. Jam njeriu më i votuar i këtij vendi në 30 vite, dhe në çdo orë të veprimtarisë time kam tentuar të ruajë dinjitetin tim dhe tuaj. Ndëshkimi im, i lobuar nga një armik i egër i politikës konservatore, që e ka emrin George Soros”.

Berisha përshëndeti edhe vendimin e qeverive të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës për mos t’u përfshirë në Open Balkan, e cilësuar nga ish-kryeministri si një tentativë për hegjemoninë serbe në rajon. “Rama ka hequr subvencionet, Shqipëria prodhonte qumësht dhe eksportonte, sot fermerët do të duhet të vrasin lopët dhe të blejnë qumësht në Serbi”, tha ai.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë