Sherr mes të rinjsh në Elbasan, një viktimë dhe një i plagosur, janë vëllezër

Publikuar më: 5/11/2021, ora 20:49
Elbasan 1024x576

Sherr mes të rinjsh në Elbasan, një viktimë dhe një i plagosur, janë vëllezër

Publikuar më: 5/11/2021, ora 20:49

Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur pak më parë në Elbasan. Dyshohet se sherri ka ndodhur për një femër, ku sipas burimeve njeri prej personave ka përdorur një thikë.

Nga përleshja një person i përfshirë ka ndërruar jetë, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij. Viktima është shtetasi Florenc Kovaçi, 28 vjeç, i plagosur vëllai Mikel, 19 vjeç.

Autoritetet janë në vendngjarje për të zbardhur dinamikën.

Deklarata e policisë

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

I plagosuri, Mikel Kovaçi

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.