Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Efektivi shtyn operatorin e A2 CNN dhe gazetaren, rrezikojnë të bien në greminë

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2021, 18:00 | Aktualitet
Efektivi shtyn operatorin e A2 CNN dhe gazetaren, rrezikojnë të bien

Operatori i A2 CNN, Endrit Aga, dhe gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, kanë rrezikuar të përfundojnë në greminë, ndërsa po mbulonin operacionin e Policisë në Dajt, për nxjerrjen e trupit të biznesmenit të vrarë Ruzhdi Hoxha.

Një efektiv i Policisë shihet në kamera duke shtyrë gazetaren Hoxha dhe operatorin e A2 CNN, të cilët janë buzë rrugës. Të dy rrëzohen, por fatmirësisht nuk rrëshqasin më poshtë dhe arrijnë të ngrihen.

Terreni mjaft i vështirë ka bërë që edhe trupi i pajetë i biznesmenit 43-vjeçar të nxirrej vetëm pas disa orësh nga Forcat Speciale. Ai u gjet paraditen e të shtunës, me dëmtime të shumta dhe i dekompozuar, pasi mendohet se është hedhur aty të paktën 2 javë më parë. Trupi do të dërgohet në morgun e Tiranës ku edhe do të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

https://a2news.com/2021/11/06/vrasja-e-ruzhdi-hoxhes-trupi-i-viktimes-nxirret-nga-gremina/

Për vrasjen e Hoxhës, Policia akuzon mikun e tij Ferdinant Rrushi, i cili është edhe personi i fundit që ka pasur kontakte me të. Rrushi ndodhet në paraburgim, pasi u arrestua më 26 tetor të këtij viti, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të  narkotikëve.

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët e tij dy javë më parë. Hoxha kërkohej prej 24 tetorit, tri ditë pasi familjarët kishin humbur kontaktet me të.

Për herë të fundit Hoxha ishte fiksuar nga një kamera sigurie në zonën e autostradës Tiranë-Durrës pranë një biznesi. Fillimisht ishte djali i tij që referoi rastin në komisariatin numër 5 për t’u regjistruar më pas në Policinë e Tiranës. Mësohet se nga kërkimet e kryera blutë e kryeqytetit kanë mundur të gjejnë kartën sim të telefonit të Hoxhës përmes së cilës janë zbuluar dhe komunikimet e fundit të tij. Mes tyre është dhe një telefonatë me shtetasin Fredi Rrushi i skeduar nga drejtësia italiane për trafik droge. E kaluara e mikut të tij ka bërë që dyshimet e hetuesve të mos përjashtonin edhe pazaret e drogës si pistë për rrëmbimin e tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë