Ekzekutimi i Runajt e Ramazanit, SPAK kërkon gjykimin e dy personave për vrasjet e Elbasanit

Përditësuar më: 6/11/2021, ora 10:22
SPAK RUNAJ RAMAZANI frame 503 979x579

Ekzekutimi i Runajt e Ramazanit, SPAK kërkon gjykimin e dy personave për vrasjet e Elbasanit

Përditësuar më: 6/11/2021, ora 10:22

Prokuroria e Posaçme, SPAK, përfundoi hetimin dhe kërkon gjykimin e dy personave të akuzuara si autorë të dy ekzekutimeve të bujshme të ndodhura korrikun e vitit 2020 në Elbasan.

Të pandehur në këtë dosje janë Xhulian Hoxha dhe Eugen Halili. Sipas SPAK, ata janë të përfshirë direkt në vrasjen e Emiljano Ramazanit, mbrëmjen e20 korrikut 2020 në lagjen “28 nëntori”, si edhe të vrasjen e Rigels Runajt, nëntë ditë më vonë në afërsi të varrezave të qytetit.

Dy të pandehurit akuzohen për “vrasje me paramendim” në dy raste, “armëmbajtje pa leje”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Sipas hetimit, vrasjet janë porositur nga Erion Alibej, i arrestuar në shtator të vitit të kaluar.