Dyshohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse, arrestohet drejtori i shkollës

Publikuar më: 6/11/2021, ora 16:36
pranga 1024x576

Dyshohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse, arrestohet drejtori i shkollës

Publikuar më: 6/11/2021, ora 16:36

Një drejtor shkolle në Pogradec është arrestuar nga policia për shkak se dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse 14-vjeçare.

Sipas burimeve të A2 CNN, në pranga ka rënë 59-vjeçari Adriatik Haxhillari, drejtor në shkollën 9-vjeçare të fshatit Stropckë. Sipas informacioneve, ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë.

Ka qenë Policia e Pogradecit ajo që ka mundur të marrë informacion nga vajzat, në prani të psikologeve, se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit dhe u ka dërguar mesazhe në telefon pas mësimit: “U lodhët sot?”. Sipas burimeve, bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave, e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje në telefon në orët e vona të natës. Më pas, i vëlllai i ka shkuar të takojë drejtorin dhe e ka goditur. Të nesërmen, drejtori e ka thirrur për t’i kërkuar ndjesë.

Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as është bërë denoncim. Pritet që autori të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale “ngacmimi seksual”.

Burime nga Zyra Arsimore bënë me dije se është marrë masa e pezullimit për drejtorin dhe po priten hetimet policore.